Kolumbi, vritet një nga bosët më të mëdhenj të drogës

Një nga bosët më të mëdhenj dhe më të kërkuar të drogës në Kolumbi është vrarë në sulmet ajrore të qeverisë.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos tha se Viktor Navarro, i njohur edhe si “Megateo”, vdiq pas sulmeve nga ajri në një zonë malore në rajonin e Catatumbo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarë për kapjen e tij.

 

Share Button