“Kolla e cigares”, ja sëmundja që fshihet pas saj

Ata që pinë cigaren e dinë efektin e menjëhershëm anësor, kollën.

Specialistët e shëndetit publik në Britaninë e Madhe thonë se kjo simptomë nuk duhet neglizhuar, pasi mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të pakurueshme të mushkërive.

Sipas statistikave të Shëndetit Publik në Britani, më shumë se një milion njerëz jetojnë me COPD (sëmundja kronike bllokuese e mushkërive), një term që përdoret për probleme si bronkiti kronik apo emfizema, të cilat shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje edhe në aktivitetet e përditshme si ngjitja e shkallëve.

Statistikat tregojnë se nga 25 mijë raste vdekjesh që shënohen nga sëmundja në Angli çdo vit, 90 për qind e tyre shkaktohen nga duhani.

Edhe pse për sindromën COPD nuk ka një kurë, ndryshimi i stilit të jetesës dhe mjekimet mund ta ngadalësojnë përparimin e saj.

“E vetmja gjë që mund të bëjnë duhanpirësit për të ulur mundësinë e prekjes prej saj është të lënë cigaren”, thotë ekspertja Sally Davies.

Specialistët thonë se kolla e duhanit nuk duhet neglizhuar asnjëherë, pasi më shumë se çdo gjë tjetër është shenjë e dëmtimit të mushkërive.

 

Share Button