Koha e gështenjave, të dobishme për shëndetin tuaj!

Ju ka marrë malli?

Ushqim i varfër, por me një dobi të pasur . Gështenja, simboli i vjeshtës, tashmë janë në kohën e tyre dhe për më tepër përmirësojnë gjëndjen tuaj shëndetsore.

Ato janë shumë të dobishme për organizmin dhe për paraqitjen tonë, përveçse i lakmojmë shumë, kemi edhe mjaft përfitime prej tyre.  Sot janë më të vlerësuarat dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme: të ziera, të pjekura, të thata, ose me ëmbëlsinë e xhelatinës dhe marmelatës. Megjithatë, në qoftë se i konsumon, një gjë është e sigurt: gështenjat na mbushin me shumë substanca të dobishme, janë gjithashtu shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, pasi fruti është tërësisht pa gluten. Por nuk mbaron këtu: përfitimet e saj janë të dobishme edhe në kozmetikë, për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve. Kohë më parë gështenjat quheshin “Buka që rritet në pemë”: për fuqinë e tyre të lartë, mielli i tyre është përdorur shumë në kuzhinë dhe është një ushqim i rëndësishëm për popullsinë rurale që nga kohët e hershme.

Ata që janë në dietë ose që duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë konsumin e tyre, ose t’i zëvendësojnë ata me ushqime të tjera kalorike gjatë vakteve kryesore. Ndër elementet ushqyese të pranishme në gështenjë janë kaliumi, me virtytet e saj antiseptike dhe aftësinë për të kontribuar në forcimin e muskujve. Gjithashtu përmban fosfor, magnez, kalcium, klor dhe hekur, vitaminë C dhe acid folik. Përmbajtja e lartë e celulozës e bën atë një aleat të funksionimit të mirë dhe rregullsisë së zorrëve. Gështenjat gjithashtu kanë veti të mira anti-inflamatore për shkak të pranisë së acideve fenolike, të cilat kani fuqi antioksiduese dhe aftësi për të parandaluar stresin oksidativ. Pikërisht pasuria e antioksidantëve i shndërron këto fruta në aleatë të shkëlqyeshëm të bukurisë: për shembull, ekstrakti i gështenjës është i dobishëm për përmirësimin e hidratimit të lëkurës dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Vitamina C e pranishme në frut është e dobishme për prodhimin e kolagjenit, aleat i madh i elasticitetit dhe jonizimit të indeve të lëkurës.

Ja se si t’i përdorim gështenjat në rutinën tonë të bukurisë: Për fytyrën – pulpa e gështenjës  është e dobishme në përgatitjen e maskave të fytyrës, veçanërisht e përshtatshme për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Vetëm vlojini frutat dhe shtypni pulpën. Mund t’i shtoni lëng portokalli për të rritur efektin astringjent të maskës, ose qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes dhe zbutës, ose edhe kos natyral për të ndriçuar lëkurën. Për flokët – me lëngun e frutave ose me ujë gatimi mund të përgatisni një preparat që do të përdoret në shpëlarjen e fundit të flokëve, për flokë të butë dhe të ndritshëm. Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm vetëm për ato me flokë të errët ose kafe, sepse lë refleks. Kush ka flokë bjond ose në ngjyrë të hapur do të jetë mirë të përdorin një preparat, që përgatitet duke zier për njëzet minuta gjethet e gështenjës: preparati pastaj filtrohet dhe përdoret si shpëlarje e fundit. Për trupin – me miell gështenjash të përzier me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh ose me mjaltë, mund të përgatisni një scrub të shkëlqyer që e bën lëkurën tuaj të butë dhe të ndritshme.

Ja pra brenda mbështjellies së gështenjës fshihen shumë vlera ushqyese për shëndetin tuaj!

Share Button