Kodi etik, Lu: Policia larg duhanit, alkoolit e ndikimeve politike

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu vlerësoi Kodin e Etikës së Policisë, kur tha se ai do të ndihmojë policinë shqiptare në sfidat e shumta që ka pasur.

Sipas kryediplomatit amerikan në vendin tonë, ky kod i detyron policët të jenë më të përgjegjshëm, të mos konsumojnë duhan e alkool në krye të detyrës dhe të mos ndikohen politikisht.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nënvizoi se kërkohet më shumë vullnet nga punonjësit e policisë për ta bërë Kodin e Etikës një dokument të gjallë që i qëndron kohës.

Share Button