KMSH: Haxhilerët shqiptarë do të mbërrijnë 5 orë me vonesë në atdhe

Haxhilerët shqiptarë kanë mbaruar ritualin e Haxhit.
Pas 3- javësh, haxhilerët shqiptarë sot kanë datën e kthimit nga Medina në Shqipëri.

Aktualisht ata ndodhen në aeroportin e Medinës, ku për shkaqe teknike, fluturimi në Shqipëri do të ketë vonesa rreth 4 deri në 5 orë. Pra arritja e haxhilerëve nga Medina në aeroportin e Tiranës, parashikohet të jetë në orën 09:30.

Njoftohen të gjithë familjarët se të afërmit e tyre haxhilerë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shpirtërore dhe po presin momentin e kthimit në Shqipëri për të ndarë eksperiencat e bukura me të afërmit.

Share Button