KLSH padit 2 ish-drejtorë e 5 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t Durrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish-drejtorë dhe pesë ish-përgjegjës sektori të ALUIZNI-t Durrës, me pretendimin se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën 560 mijë euro. Sipas KLSH-së, këta zyrtarë akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 202 subjekte në zonat arkeologjike, pranë vijës bregdetare, brenda brezit mbrojtës të hekurudhave, si dhe brenda ose pranë vijës së ndërtimit të strukturës së rrugës dhe kanaleve kullues.
Gjithashtu KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që për objektet informale të pajisura me leje legalizimi dhe për ato që kanë lidhur kontratat, të fillojnë procedurat, për rishikimin e lejeve të legalizimit, të dhëna në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Ndërkaq, KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje kontratës së punës” për dy ish-drejtuesit e ALUIZNI Durrës dhe pesë përgjegjësat, si dhe marrjen e masave të tjera disiplinore për tre nëpunës të tjerë të këtij institucioni e pesë nëpunës në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI Tiranë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 805/1, datë 09.10.2013, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Durrës, për periudhën Janar 2011- Shtator 2013. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh te dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ish-drejtorët e këtij institucioni, A.L. dhe E.J., si dhe për ish-përgjegjësit e sektorëve K.S., A.L, P.I., G.D. dhe F. Ç., për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Share Button