Klasifikohet në gjysmëfinale Barcelona

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ndërsa Atletico Madrid është eliminuar.

Skuadra katalanase fitoi edhe ndeshjen e kthimit në fushën e saj me Athletic Bilbao, por me rezultatin 3 – 1. Në këtë takim shënuesit për Barcelona ishin Pique, Suarez e Neymar.

Jashtë aktivitetit mbetet Atletico i Diego Simeone, pas humbjes 3 – 2 në takimin ndaj Celta Vigo, sfida e parë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Atletico pësoi një humbje të papritur para publikut të tij.

Një tjetër ekip i Madridit që eliminohet, pas Real që u skualifikua për shkak se aktivizoi një lojtar të pezulluar. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen muajin e ardhshëm me sistem vajtje-ardhje, me përballjet që do të vendosen nga shorti.

Share Button