Kjo vitaminë ju lehtëson fryerjen e barkut

Pas fryrjes së barkut mund të fshihen shumë arsye, por më e zakonshmja lidhet pikërisht me regjimin tonë ushqimor. Ngrënia e ushqimeve të varfëra në vlera ushqyese mund të shkaktojë jo pak probleme dhe barku i fryrë është më i zakonshmi.

Ushqime të caktuara mund të ndikojnë në funksionet e aparatit tretës duke ngadalsuar punën e këtij të fundit.
Po të kuptoni rrënjët e vërteta të problemit, do të gjeni dhe mënyrën e duhur të trajtimit po për këtë ju vjen në ndihmë Living.

Një mënyrë natyrale për të trajtuar fryrjen e barkut është dieta e pasur ushqimore me vitaminë B. Ky është grupi i vitaminave çudibërëse që lehtëson dhimbjet apo fryrjen e barkut. Në këtë grup përfshihen vitamina si ajo B6, B1 dhe B12.

Vitamina B6 mund të gjendet në ushqime si mishi i pulave, peshkut dhe drithërat.
Vitamina B1 ndryshe e njohur si Thiamine, është e domosdoshme për zbërthimin e karbohidrateve në trup, përshpejton tretjen duke punuar për të neutralizuar gazin e tepërt në stomak që shkakton fryrjen.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton gjithashtu inflamacion në stomak duke prishur ekuilibrat e baktereve të mira në raport me ato të këqija. Si rrjedhojë barku fryhet, ju krijohet ndjesia e urthit dhe dispepsisë.

Ushqimi i detit, qumështi, djathi, vezët dhe mishi i viçit janë të gjitha burimet e vitaminës B12.

Share Button