Kjo është bima mbrojtëse e jetës

Në lashtësi, luani i zemrës ose siç njihet “Leonurus cardiaca”, është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.

Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë. Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.

Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij.

Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës. Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime. Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën”.

Share Button