Kinë, shpërthim në Xinjiang , 31 të vdekur, 100 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në Xinjiang i cilësuar si kryeqyteti i rajonit veriperëndimor, duke shkaktuar 31 viktim dhe rreth 100 të plagosur. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, 2 automjete kanë përplasur blerësit në një treg dhe më pas kanë hedhur eksploziv nga makinat e tyre. Dëshmitarët kanë dëgjuar një numër të madh shpërthimesh në momentin e incidentit. Ministria e Sigurisë Publike e ka quajtur këtë ngjarje, një sulm të dhunshëm terrorist. Xinjiang është një zonë problematike në të cilën jetojnë edhe pakicat ujgure. Muajin e kaluar një sulm me bombë në një stacion autobusi ka vrarë 3 persona dhe ka plagosur me dhjetëra të tjerë. Tensionet mes dy komuniteteve kryesore në Kinë, kanë shpërthyer më herët edhe në 2009-ën, në protesta të dhunshme cilat shkaktuan mbi 200 viktima. Ndërsa Pekini shpesh herë i ka fajësuar separatistët ujgure si shkaktarë të shumë incidenteve të dhunshme, si ngjarja e tetorit të 2013 ku një makinë bombë shpërtheu në sheshin “Tiananman” në Pekin ku humbën jetën 5 persona, sulmi në mars të këtij viti në jug të Kinës ku ekstremistët ujgurë vranë 29 persona apo edhe sulmi me bombë në prill në stacionin e Urumki, ku humbën jetën 3 persona, vetëm pak orë pasi prej aty ishte larguar president ii vendit, Xi Jinping.Incidenti i djeshëm vjen vetëm pak ditë pasi një gjykatë në Kinë dënoi 39 persona nga komuniteti ujgurë, të cilët sipas autoriteteve kanë tentuar të bëjnë thirrje për terrorizëm, përmes videove dhe materialeve të tjera.

Share Button