Kinë, përfundon aksioni i shpëtimit, 6 të vdekur në minierë

Gjashtë persona kanë pësuar për vdekje nga 11 sa ishin ngujuar në minierën e qymyrit në Kinë, të cilën e përfshinë prurjet e ujit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua lajmëron se ka përfunduar aksioni i shpëtimit të njerëzve nga miniera e kompanisë Shanxi Meijin Energy Co.Ltd. në provincën Shanxi.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur gjashtë trupa të pajetë ndërsa pesë persona janë shpëtuar dhe gjenden për mjekim në spital. Hetimi është në rrjedhë.

Share Button