Kinë, gjenden varre të lashta 2 mijë vite

Në pjesën qendrore të Kinës janë gjetur 110 varre të cilat supozohet se datojnë para dy mijë viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, varret janë gjetur si rezultat i gërmimeve që janë duke vazhduar që nga muaji gusht në qytetin Fudi të provincës Hebei.

Në kuadër të hulumtimeve është zbuluar se varret i përkasin periudhës së Dinastisë Han (156-87 para erës sonë) dhe asaj të Shteteve Ndërluftuese (475-221 para erës sonë).

Arkeologët njoftojnë se në mesin e gjetjeve ka shumë varre fëmijësh, ndërsa supozojnë që në rrethinën e gërmimit të ketë edhe 500 deri në 700 varre të tjera.

Varret janë në thellësi deri në tre mijë metra, ndërsa në to janë zbuluar arkivole në të cilat janë gjetur skeletë të ruajtur dhe lecka mëndafshi.

Arkeologët kanë marrë mostra nga skeletët për të zhvilluar teste të ADN-së për të mësuar moshën dhe gjininë e tyre.

Arkeologu Li Xhun nga Universiteti i Shaanxit ka thënë se vdekjet e fëmijëve kanë ndodhur nga shkaqe të caktuara dhe është e fortë mundësia që shkak të ketë qenë ndonjë sëmundje epidemike.

Share Button