Kinë, gjenden trupat e pajetë të 17 minatorëve

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë gjetur trupat e pajetë të 17 minatorëve të cilët ishin bllokuar javën e kaluar nën tokë në një minierë kineze të qymyrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Minatorët u bllokuan kur një strehë ra pasi morën flakë kabllot elektrike dhe më pas u këput në provincën verilindore Heilongjiang.

Gjithsej 256 minatorë shpëtuan nga miniera. Minierat kineze janë ndër më të rrezikshmet në botë për shkak të rregullave dhe procedurave të dobëta operative.

Sipas revistës së Teknologjisë së Minierave në vitet e fundit, vendi ka prodhuar më shumë se një të tretën e prodhimit vjetor botëror të qymyrit.

Share Button