Kina& Rusia vendosin veto ndaj rezolutës së OKB për Sirinë

Rusia dhe Kina kanë përdorur veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që rasti i Sirisë të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për hetimin e krimeve të mundshme kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vendet perëndimore i kanë kritikuar këto dy shtete. Me veton e përdorur, sipas ambasadores amerikane në OKB, Samantha Power, Kina dhe Rusia e mohuan “një shans për drejtësi”. I dërguari i Rusisë, Vitaly Churkin, e ka vlerësuar rezolutën si një publicitet. Rezoluta bën thirrje për hetimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat qeveritare dhe ato të rebelëve, të cilët luftojnë për ta rrëzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad.
Kjo është hera e katërt që Rusia, si një aleate e ngushtë me Asadin por edhe Kina, e kanë bllokuar iniciativën e OKB-së rreth zbardhjes së rasteve në Siri. Më shumë se 150 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit tre vjeçar në Siri.

Share Button