Kina pranon 20 mijë refugjatë nga Mijanmari

Kina njoftoi se ka pranuar 20 mijë refugjatë nga Mijanmari, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Ging Shuang, në një konferencë për media në Pekin në lidhje me konfliktin i cili ka shkaktuar vdekjen e 30 personave në rajonin Shan në veri të Mijanmarit tha se “Qeveria e Pekinit dënon këtë ngjarje ku janë dëmtuar të pafajshmit”.

Ai tha se për shkak të ngjarjeve të dhunshme në kufirin kinez janë të pranishëm afërsisht 20 mijë persona nga Mijanmari. “Kemi pranuar në vend këta persona duke u ofruar strehim dhe ndihmat e tjera të nevojshme humanitare”, tha Shuang.

Më tej ai vuri në dukje se janë rritur masat e sigurisë në rajonin që është pranë kufirit me Mijanmarin në veri të Kinës. Zëdhënësi Shuang u bëri thirrje të gjitha palëve në Mijanmar për armëpushim dhe të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në sulmet e kryera në rajonin Shan në lindje të vendit nga rebelët nacionalistë Kokang në Mijanmar humbën jetën të paktën 30 persona. Autoritetet për sulmin fajësuan Ushtrinë e Aleancës Demokratike Kombëtare (MNDAA) të organizatës etnike Kokang.

Share Button