Kina do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake me SHBA

Kina konfirmoi se do të marrë pjesë për herë të parë në një stërvitje detare të kryesuar nga SHBA-të, këtë muaj, duke dërguar 4 anije, përfshi një gjuajtës dhe një mbrojtës, pavarësisht mosbesimit të thellë ushtarak që ekziston mes dy vendeve. Marrëveshja e Pekinit për t’iu bashkuar stërvitjes vjen në një moment tepër të tensionuar në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore, shumë ishuj të këtyre zonave pretendohen nga më shumë se 1 palë njëkohësisht, si dhe nga shqetësimi në rritje i Shteteve të Bashkuara për shkak të rritjes së shpejtë ushtarake të Kinës dhe aftësive kibernetike të saj.Plani i ushtrimeve në Paqësor, i njohur si RIMPAC, është konsideruar si një nga stërvitjet më të mëdha ndërkombëtare detare në botë, me 22 kombe pjesëmarrëse dhe më shumë se 40 anije dhe nëndetëse të shënuar herën e fundit, kur stërvitja u krye në Hauai në vitin 2012. Jo të gjithë pjesëmarrësit janë aleatë nëpër traktatet me Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar ndër to ishin edhe Rusia dhe India. Por, Kina nuk kishte marrë kurrë pjesë në këtë event, edhe pse kishte dërguar vëzhgues në RIMPAC-un e vitit 1998, bëri të ditur Pentagoni. Zyrtarët amerikanë thanë në Mars se Kina kishte pranuar ftesën. E përditshmja zyrtare e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, duke cituar një zëdhënës të marinës, bënte të ditur se do të ishte hera e parë që marina kineze do të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta, të organizuara nga marina amerikane.

Share Button