Kim& Kanye martohen në 24 maj

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zbuluar ftesën e dasmës së tyre që do të mbahet me 24 maj të këtij viti. Një ftesë e thjeshtë, ku  shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West”. Përpara ceremonisë së dasmës  ata i kanë ftuar të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në një mbrëmje kokteji më 23 maj në orën 18:00 në Paris. Dasma e Kim dhe Kanye do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris, por nuk jepen detaje më të hollësishme për vendndodhjen e saktë. Lista e të ftuarve mbetet sekret, por duhet të shikojmë nëse do jenë të pranishëm Jay Z dhe Beyonce sepse Jay Z njihet si mik dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Kanye, pavarësisht faktit që Beyonce nuk ka simpati të madhe për yllin e Reality Show Kim Kardashian. Ndryshe nga dasma e fundit e Kim, lista e të ftuarve është thënë se do jetë relativisht e përmbajtur, rreth 100 persona.

Share Button