Kili, shpërthen vullkani Calbuco

Vullkani Calbuco në jug të Kilit ka shpërthyer duke dhënë sinjalin se është zgjuar nga gjendja e fjetur prej disa dekadash. Pamjet filmike nga zona tregojnë një vërshim llave dhe hiri që është ngritur disa kilometra në ajër. Autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq dhe kanë evakuuar mbi 4 mijë persona në një rreze prej 20 kilometrash. Vullkani Kalbuko është një nga më aktivët në Kili, por shpërthimi i tij pas një gjendjeje të gjatë pasiviteti i ka kapur të papërgatitura autoritetet. Banorët në qytetin e afërt të Ensenadës, bashkë me ata të dy lokaliteteve më të vogla, janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërkohë që shkollat e zonës janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar. Ministri i Brendshëm, Rodrigo Penailillo u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të jenë vigjilentë.

Share Button