Kievi merr nën kontroll qytetin e Mariupolit

Qeveria ukrainase mori nën kontroll bashkinë e qytetit Mariupol, në lindje të vendit. Nuk ka raportime për të plagosur gjatë operacionit që u krye gjatë natës në qytetin, ku ditët e fundit u vranë tre protestues pro-rusë. Ministri i Brendshen ukrainas Arsen Avakov shpjegoi se “aktivistët civilë kishin luajtur rolin kryesor në operacion”. Ai gjithashtu tha se “ushtarët ukrainas në Artemivsk zmbrapsen dhjetëra militantë pro-rusë që u përpon të rrëmbenin armët nga një njësi ushtarake.

“Ketu u plagos një ushtar”, tha Avakov. Një video,ende e paverifikuar, është postuar në Youtube “ku duken helikoptere ushtarake qe fluturojne mbi Artemivsk”. Faqja online e lajmeve 0629 citoi përfaqësuesit e të ashtuquajturës “Republika e Popullit
të Donjeckut”, të cilët thanë se “vazhdojnë të mbajnë të pushtuara ndërtesat qeveritare”. Presidenti amerikan, Barak Obama akuzoi Rusinë se po shkel paktin që u arrit në Gjenevë të Zvicrës më 17 Prill.
Gjatë një konference për shtyp në Japoni, ndalesa e parë e turit aziatik, shefi i Shtëpisë së Bardhe tha se “Moska dështoi për t’i ndaluar militantët në rajon” dhe paralajmeroi se “SHBA kane gati sanksionet kundër Rusisë”. Një kontigjent i trupave amerikane ndodhet në Poloni për stërvitje ushtarake, në kohën kur shqetesimet po shtohen tek vendet lindore, anëtare të Aleancës, për qëllimet e Rusisë.Moska deklaroi të mërkurën se do t’i përgjigjet çdo sulmi, që cënon interesat e Ukrainës. Separatistët pro-rusë kanë marrë ndërtesat qeveritare në disa qytete në Lindje të Ukrainës, duke kërkuar të afrohen me Rusinë.

Share Button