Këto ushqime shkaktojnë fryrje për më pak se një orë

Ndiheni të fryrë edhe pse nuk keni ngrënë racion të bollshëm? Atëherë kujdesuni çfarë hani. Është me rëndës t’i kushtoni kujdes sasisë së atij ushqimi i cili do t’ju bëjë që stomaku t’ju fryhet, posaçërisht në situatat kur dëshironi të dukeni bukur, qoftë kur është fjala për punë apo për të dalë në takim.

Një numër i madh i femrave ballafaqohen me problemin e fryrjes së stomakut, mirëpo nuk janë imunë as meshkujt. Dallimi është që fryrja te femrat kryesisht shkaktohet nga ndryshimet hormonale, ndërkaq te meshkujt varet se çfarë hanë, transmeton Telegrafi.

Disa artikuj ushqimorë mund t’ju qetësojnë stomakun dhe zorrët, ndërsa disa ju shkaktojnë fryrje për më pak se një orë. Në atë grup bëjnë pjesë pjekurina të ndryshme të njelmëta, pica, ëmbëlsirat dhe çamçakëzët, uji i gazuar, boza dhe alkooli, por edhe akullorja.

Perimet të cilat shkaktojnë fryrjen janë bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli.Pjekurinat janë plot natrium të cilat ndikojnë në nivelin e ujit në trupin tonë. Sasia e natriumit të cilin e hamë paracakton se trupi ynë a do ta mbajë apo do ta nxjerrë jashtë tepricën e ujit. Nëse fusin më shumë natrium sesa i nevojitet organizmit tonë, uji do të qëndrojë dhe do të shkaktojë ndjenjën e fryrjes.

Pastaj, picat, pos natriumit, përmbajnë edhe sasi të mëdha të hidrokarbureve dhe sheqerit, të cilat, të kombinuara së bashku, shkaktojnë fryrjen dhe mbajtjen e ujit në zorrë. Ëmbëlsirat siç janë bonbonet dhe çamçakëzët përmbajnë alkoole sheqeri sorbitol apo glucitol, të cilat trupi ynë nuk mund t’i tretë. Si rezultat, këto substanca qëndrojnë në zorrë ku bakteret ushqehen me to.

Ëmbëlsirat nuk shkaktojnë fryrje te çdokush, mu sikur as produktet e qumështit. Mirëpo, nëse jeni jotolerantë ndaj laktozës, qumështi apo akullorja do t’jua ”pompojë” stomakun.Pijet alkoolike dhe lëngjet e gazuara shkaktojnë dehidratimin, gjë që i dërgojnë sinjal të fuqishëm dhe të qartë trupit tonë që po i kërcënohet rreziku, si dhe tërë ujin të cilin mund ta mbajë.

Edhe pse ndonjë perime është ideale për detoksifikim të organizmit, bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli përmbajnë oligosaharide të sheqerit, të cilat te disa njerëz vështirë treten. Fryrja për shkak të ushqimit do të duhej të jetë afatshkurtër dhe jo më e gjatë se dy-tri ditë. Nëse vazhdimisht ndieni fryrje, atëherë duhet të shkoni të konsultoheni me mjekun tuaj.

Share Button