Me këto ushqime mund ta parandaloni rënien e tyre

Çdo njeriu i bien flokët çdo ditë por nuk është nevoja që të përhapni panik sapo shihni që ju kanë rënë disa fije. Flokët rriten çdo ditë, por ka njerëz që pas moshës 35 vjeç fillojnë që të vuajnë rënien e tyre.

Për të parandaluar një gjë të tillë, duhet të konsumoni disa ushqime që ju bëjnë të keni flokë të shëndetshëm.

1. Karrota dhe cdo ushqim që ka vitamina A pasi ndihmon për të forcuar skalpin e flokëve.

2. Mish pule apo peshk dhe vezë sepse janë të pasura me vitamina B, e cila ndikon në hemoglobinën e flokëve.

3. Perimet si specat apo fruta si portokalle, manaferra dhe pjepra se kanë vitamina C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

4. Ushqimet e detit pasi janë të pasura me zink dhe sjell riprodhimin e qelizave dhe rritjen e indeve duke bërë që floku juaj të jetë i gjallë dhe i shëndetshëm.

5. Konsumimi i ujit pasi i ushqen qelizat duke bërë që flokët të mos bien pa u rritur sic duhet.

Share Button