Këto ushqime mos i hani me stomak të zbrazët

Shpesh përballemi me dilemën se cilat ushqime janë më të mira për mëngjes. A është çdo ushqim i ngrënë në stomak të zbrazët, pa marrë parasysh sa është i shëndetshëm, gjithashtu i dobishëm për pjesën tjetër të ditës? Stomaku nuk reagon njëjtë ndaj ushqimit, kur është plot dhe kur është i zbrazët. Do të duhej që ditën të mos e fillojmë me ushqim të rëndë, por me ushqim të lehtë. Edhe ushqimet e tilla dinë të dëmtojnë për shkak të komponimeve të caktuara, të cilat i përmbajnë. Thjesht, ato nuk janë më të përshtatshmet për t’u konsumuar si shujta e parë, transmeton “zeri”. Disa ushqime të shëndetshme nuk duhet të konsumohen për mëngjes, sepse mund të shkaktojnë diarre, acid në stomak, dhe të ngjashme.

DOMATJA. Ngrënia e domates në stomak të zbrazët mund të rrisë aciditetin e stomakut për shkak të acidit tanik, i cili gjendet në të. Kjo do të rrisë rrezikun e ulcerës, prandaj mundohuni për të shmangur domatet në mëngjes.

KAFEJA. Konsumimi i kafes ose çajit në stomak të zbrazët mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe vjellje. Sikurse domatja, edhe kafeja mund të rrisë aciditetin në stomak, prandaj është më mirë për të shmangur atë në mëngjes.

AGRUMET. Portokalli, limoni dhe frutat e tjera agrume mund të shkaktojë probleme për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i ezofagut, prandaj këto frute nuk janë zgjidhja më e mirë për stomakun bosh.

LËNGJET. Lëngjet, duke përfshirë edhe ato të freskëta, me shpejtësi reduktojnë nivelin e glukozës në gjak, duke rritur më tej urinë. Shmangni ato në mëngjes!

PIJET E GAZUARA. Pirja e pijeve të gazuara në stomak bosh mund të zvogëlojë furnizimin e gjakut në stomak dhe të dëmtojë mukozën. Në përgjithësi, pijet e gazuara duhet të shmangen gjatë gjithë ditës.

KOSI. Aciditeti i lartë në stomakun bosh zvogëlon avantazhet e baktereve të acidit laktik që gjendet në kos, kështu që nuk është një zgjedhje e mirë për mëngjes.

Share Button