Këto 7 veprime nuk duhet të bëhen para operacionit

Shqetësimet për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën ka të ngjarë të jenë fokusi kryesor i bisedimeve të OKB-së, që nisin sot në Bon.

Negociatorë nga gati 200 vende diskutojnë për gati dy javë zhvillimin e rregullores për Traktatin e Parisit.

Por, shqetësimet se presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015, janë gjithnjë në rritje.

Disa delegatë thonë se një hap i tillë do të ishte goditje e madhe për marrëveshjen, e cila merret me zbutjen dhe adaptimin e emetimeve të gazrave serrë, duke filluar nga viti 2020.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është zotuar se do të zvogëlojë emetimet e karbonit për 32 përqind deri në vitin 2030.

Por, presidenti i ri ka thënë se ky plan është një pengesë e panevojshme për industritë e thëngjillit, naftës dhe gazit.

Reduktimi i gazrave serrë në atmosferë është i rëndësishëm për parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale.aAutorët Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent, janë nisur nga një e dhënë: në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion – rreth 60 mijë në vit – pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale.

Ja lista:

1) Depilimi i këmbëve

Gjatë depilimit të këmbëve ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe më e rëndësishmja: në këtë mënyrë mund të prish ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë.

2) Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë

Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni limitimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.

3) Hudhra dhe ilaçe

Është e nevojshme ta informoni sa më shumë mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil etj., sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes.

4) Përtypja e çamçakëzit për t’i bërë ballë mosngrënies

Kur jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen.

5) Bërja e manikyrit

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ne përdorim sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit”. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë bakterie.

6) Furça e dhëmbëve

Është e këshillueshme që me vete të keni një furçë të dytë në rastin kur njëra mund të bjerë në dysheme. Kjo gjë ndihmon në reduktimin në minimum të rrezikut nga infeksionet. Gjithashtu, përdorni një furçë dhëmbësh totalisht të re pas operacionit.

7) Mos pini duhan

Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit./tesheshi.com/

Share Button