Këto 7 shenja tregojnë mungesën e hekurit në gjak

Sipas studimeve të kryera nga Centers for Disease Control and Prevention, rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit. Por cilat janë 7 shenjat dalluese që vërtetojnë mungesën e këtij komponenti të rëndësishëm për trupin dhe shëndetin.

Trupi përdor hekurin për të krijuar hemoglobinën, substanca që gjendet tek rruazat e kuqe dhe mbart oksigjenin. Kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të shëndetshme gjaku, ju do të ndiheni të lodhur.

Vështirësi në përqendrim

Sinteza e neurotransmetuesve mund të jetë e ndryshme tek njerëzit me mangësi hekuri, duke çuar në funksionalitete më të ulëta se normalja

Apatia

Një tjetër pasojë e kësaj sinteze është apatia ndaj asgjëje dhe gjithçkaje: miqve, familjes, punës madje dhe telenovelës.

Vështirësia në frymëmarrje

Kjo gjë mund t’ju ndodhë edhe nëse ushtroheni në palestër ose jeni duke ecur me makinë. Në qoftë se nuk keni mjaftueshëm hekur në gjak, trupi ndihet i uritur për oksigjen.

Vështirësi gjatë stërvitjes suaj të përditshme

Ndieni vështirësi për të kryer të njëjtin numër ushtrimesh si disa javë më parë edhe pse nuk e keni ndërprerë stërvitjen? Nivelet e ulëta të hekurit, mund t’ju shkaktojnë rënie të rezistencës, sipas një studimi të fundit të Cornell.

Muskuj të lënduar

Në qoftë se bëni tërheqje muskulore në palestër dhe dhimbjen më pas e ndieni më gjatë se zakonisht, do të thotë që mungesa e hekurit, privon aftësinë e muskujve për t’u ripërtërirë shpejt dhe dhimbja do të zgjasë.

Ngjyra e zbehtë e pazakontë e lëkurës

Dukeni pak i/e zbehtë kohët e fundit? Kjo nuk është një shenjë e mirë. Një aparencë e tillë mund t’ju shkaktohet nga qarkullimi i reduktuar i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të rruazave të kuqe.

Share Button