Këto 4 zakone do t’ju ndihmojnë të kurseni para gjatë kohës që jeni në punë

“Një zakon i mirë që duhet të zhvilloni , është të bëni shpenzime të mirë menduara.” u shpreh planifikuesi financiar, Carrie Schwab-Pomerantz. Nëse bëni shpenzime të mirë menduara të gjitha paratë që mbeten mund ti fusni në kursimet tuaja, të cilat me kalimin e kohës fillojnë e rriten. “Ne të gjithë kemi mundësi të kursejmë disa para për të ardhmen”, theksoi ai por hapi i parë është të identifikoni ku dhe me çfarë po i harxhoni më shumë paratë.

1.Blerja e ushqimit të drekës jashtë
Blerja e ushqimit tuaj të drekës jashtë, është një minus për fitimet tuaja. Nëse ju do e përgatisni ushqimin e drekës në shtëpi, do të kurseni mjaft para. Për të mos përmendur faktin se ushqimi i shtëpisë është shumë i shëndetshëm, duhet të kuptoni se në këtë formë ju minimizoni kostot tuaja.
Sigurisht ndonjëherë do t’ia lejoni vetes ndonjë drekë përjashta apo blerjen e ushqimeve të shpejta, por mos harroni kjo nuk duhet të kthehet në një zakon.

2.Uji i blerë
Ndërkohë që ju praktikoni zakonin e ushqimit të shtëpisë, filloni të merrni edhe ujë me vete.

3.Produkte të firmave të njohura
Blerja e produkteve të firmave të njohura nuk është asgjë më shumë se sa një çështje prestigji. Qëndroni të thjeshtë për ushqimet, artikujt e tualetit apo produktet që iu nevojiten. Kjo është mënyra më e mirë për të kursyer para. Markat e dyqaneve të thjeshta kushtojnë rreth 30% më pak se markat e njohura. Por pavarësisht kësaj, ju duhet të jeni përzgjedhës pasi ka disa produkte të për të cilat nuk mund të sakrifikoni. Nëse produktet kryesore që iu nevojiten, duhet të jenë të markave të njohura e të një cilësie të lartë, atëherë mos ngurroni për blerjen e tyre.

4.Blerje të nxituara
Blerjet e nxituara janë ato që iu harxhojnë më së shumti para. Nëse nuk mund t’i rezistoni tundimit për këto blerje, atëherë mos hyni fare në dyqan. Duhet të mësoni të mos bini pre e aftësisë së shitësve për t’iu mbushur mendjen për blerjen e një produkti.
Harrojini produktet e luksit për pak kohë dhe mendoni për kursimet tuaja të cilat mund të rriten në mënyrë të konsiderueshme gjatë kohës.

Share Button