Këshilli i Ligës Arabe: Takime të njëpasnjëshme për situatën tragjike në Halep të Sirisë

E shtunë, 17 dhjetor 2016
Kajro, Egjipt (IINA) – Këshilli i Ligës Arabe zhvilloi në kryeqytetin egjiptian Kajro, një takim të jashtëzakonshëm në nivel delegatësh të përhershëm nën drejtimin e Nexhip Munif, i deleguari i Tunizisë në organizatën kryesore që mbledh shtetet arabe.
Takimi i së enjtes së kaluar, u mbajt nën kujdesin e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, njëkohësisht kryetar i sigurisë kombëtare Halil Al-Thuadi.
Ky takim i jashtëzakonshëm u mbajt me kërkesën e shtetit të Katarit dhe pëlqimin e vendeve anëtare, me qëllim shqyrtimin e situatës tragjike në qytetin sirian të Halepit.
Të hënën e ardhshme, pritet që Liga Arabe të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar për të njëjtën çështje.
Situata tejet e nderë në qytetet siriane janë objekt i shumë takimeve të institucioneve më të larta rajonale e ndërkombëtare.
Share Button