Këshilli i Ligës Arabe: takime të njëpasnjëshme për situatën tragjike në Halep të Sirisë

Këshilli i Ligës Arabe zhvilloi në kryeqytetin egjiptian Kajro, një takim të jashtëzakonshëm në nivel delegatësh të përhershëm nën drejtimin e Nexhip Munif, i deleguari i Tunizisë në organizatën kryesore që mbledh shtetet arabe. Takimi i së enjtes së kaluar, u mbajt nën kujdesin e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, njëkohësisht kryetar i sigurisë kombëtare Halil Al-Thuadi.

Ky takim i jashtëzakonshëm u mbajt me kërkesën e shtetit të Katarit dhe pëlqimin e vendeve anëtare, me qëllim shqyrtimin e situatës tragjike në qytetin sirian të Halepit.
Të hënë ne ardhshme, pritet që Liga Arabe të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar për të njëjtën çështje. Situata tejet e nderë në qytetet siriane janë objekt i shumë takimeve të institucioneve më të larta rajonale e ndërkombëtare.

Share Button