Këshilla se di duhet të lani fytyrën tuaj

Larja e fytyrës është një proces që ne e kryejmë herë pas here me qëllim për të larguar papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës.

Por shumë njerëz, veçanërisht ata me lëkurë të yndyrshme besojnë se uji i nxehtë është më i miri për lëkurën e tyre.

Uji i nxehtë e dëmton shumë lëkurën. Ai shkakton plasaritje të kapilarëve në fytyrë dhe përveç kësaj, stimulon sekretimin e yndyrës nga lëkura. Disa këshilla që ju ndihmojnë për një lëkurë sa më të shëndetshme janë;

Për lëkurë të yndyrshme
Lani fytyrën me ujë të vakët për të hapur poret, dhe shmangni produktet e pastrimit që përmbajnë alkool. Pastroni fytyrën në mëngjes për të eleminuar yndyrën e akumuluar gjatë natës dhe pastaj vendosni disa kuba akulli.

Për lëkurë të thatë
Vendosni një peshqir të ngrohtë në fytyrë para se të aplikoni krem hidratues. Kjo mënyrë do të ndihmojë lëkurën të thithë më shumë përbërësit e kremit.

Për lëkurë që skuqet
Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo me ujë të nxehtë. Përdorni pastrues për llojin e lëkurës tuaj të cilin duhet ta ruani në frigorifer.

Lani flokët, pastaj fytyrën
Shumica e njerëzve kur bëjnë dush së pari të lajnë fytyrën dhe më pas vazhdojnë me flokët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo është gabim, veçanërisht në qoftë se keni lëkurë të ndjeshme. Shampoja dhe maskat e flokëve që gratë përdorin rregullisht, mbyllin poret duke shkaktuar akne.

 

Share Button