Këshilla për të përballuar me sukses ndryshimin e sezonit

Gjatë ndryshimit të stinës, organizmi duhet të modifikojë ritmet dhe të përshtatet me temperaturat e reja, gjithnjë në ulje.

Në këtë periudhë të vitit, është e lehtë të ndiheni më të dobët, të lodhur dhe shpesh pa energji.

Por ne ju vijmë në ndihmë duke ju sjëllë disa këshilla për të përballuar sa më mirë ndryshimin e sezonit.

1.Tregoni kujdes për flokët- Fije floku që mbesin në veshje dhe mes krehrit? Sipas studimeve, humbja e rreth 100 fijeve flokë në ditë, është më se normale në vjeshtë.

Zgjidhni një përbërës, i cili është në gjendje të rigjenerojë flokët që nga rrënjët, duke përmirësuar edhe shkëlqimin e tyre. Nëse keni filluar një aktivitet sportiv, flokët nuk duhet t’i lani shumë shpesh.

2.Rrisni sistemin imunitar- Për të rritur mbrojtjen e sistemit imunitar zgjidhni ekanshanë (echinacea) dhe lule kaninën (boçe lulesh nga Amerika e Veriut që përdoren në mjekësinë bimore, kryesisht për vetitë e tyre antibiotike).

Enkansha, rezulton të jetë veçanërisht efikase kundër të këqijave të sezonit dhe kundër infeksioneve.

3.Thuaji lamtumirë lodhjes- Pakësimi i dritës së diellit mund të ndikojë negativisht mbi bioritmin. Aktivizoni metabolizmin me një shëtitje në fund të ditës, ose përpara se të shkoni në punë.

Nëse nuk keni kohë, përfitoni nga pushimi i drekës për të dalë në ajër të pastër. Në këtë periudhë, temperaturat që zbresin, stimulojnë urinë. Është e thjeshtë që të keni më shumë uri, por e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura.

Share Button