Këshilla për një zemër të shëndetshme

Stresi i përditshëm, mbingarkesa emocionale, nga gjërat e përditshme qofshin ato edhe të vogal, kanë efekte vërtet të rënda mbi trupin tuaj, gjendjen emocionale dhe shëndetësore. Ajo që mund të preket nga stresi është edhe zemra.

Por ka disa mënyra se si mund ta qetësoni zemrën tuaj. Në studimet e kryera nga Universiteti i Harvardit, jepen pesë këshilla të thjeshta për të pasur një zemër të shëndetshme dhe një gjendje emocionale të mirë.

-Jini optimistë. Bëhuni pozitivë dhe qeshni sa më shumë. E qeshura rezulton të ulë nivelet e hormoneve të stresit, të ulë acarimin e arterieve dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të “mirë” HDL.

-Përdorni praktikat e meditimit. Praktika e përqendrimit të mendimeve të brendshme dhe e frymëmarrjes së thellë rezulton të ndihmojë në uljen e rreziqeve të zemrës si psh: tensioni i lartë.

-Bëni ushtrime fizike. Çdo herë që jeni fizikisht aktivë, s’ka rëndësi nëse po ecni apo luani tenis, trupi juaj lëshon kimikate që përmirësojnë humorin. Ushtrimet jo vetëm largojnë stresin, por mbrojnë kundër rreziqeve të zemrës duke ulur tensionin e gjakut, duke forcuar muskujt e zemrës dhe duke ju ndihmuar të mbani një peshë të shëndetshme.

-Relaksohuni plotësisht. Është e pamundur që t’i shpëtoni stresit sidomos kur ju ndjek kudo që shkoni. Atëherë bëni një pushim total. Shmangni e-mailet, mesazhet, telefonatat dhe lajmet televizive. Jepini vetes çdo ditë kohë për t’iu shmangur botës rrotull, qoftë kjo edhe për 10 apo 15 minuta.

-Merruni me gjëra që ju çlodhin. Gjëra të thjeshta si një banjë e ngrohtë, dëgjimi i muzikës apo ndjekja e një pasioni tuajit mund t’ju japë pushimin e nevojshëm nga gjërat që ju stresojnë në jetë.

 

 

Share Button