Kerry, vizitë në Moskë pas paralajmërimit të presidentit rus Putin

Pas deklaratës së ashpër të Vladimir Putin se, ushtria ruse do të ndërmarrë veprimet më ekstreme ndaj çdo kërcënimi që i kanoset forcave të saj në Siri, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi se do të zhvillojë një takim me Presidentin rus dhe me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, javën e ardhshme në Moskë.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se udhëheqësit do të diskutojnë mbi krizën siriane, situatën në Ukrainë, si dhe mposhtjen e Shtetit Islamik.

Në situatën kur marrëdhëniet ruso-amerikane janë të rënduara, për shkak të sanksioneve ekonomike, vizita e Kerryt pritet të thyejë akullin mes vendeve. Kjo do të jetë vizita e dytë e tij në Moskë këtë vit. Sekretari amerikan i Shtetit u takua me Lavrov në muajin maj.

Share Button