Kerry-Rusisë: Lëre të qetë Ukrainën

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që të lërë të qetë Ukrainën dhe kanë paralajmëruar se çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s do të mbrohet, nëse kërcënohet.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia nuk ka arritur t’iu përmbahet kushteve të Marrëveshjes së Gjenevës, për qetësimin e situatës në Ukrainë.

“Rusia nuk ka ndërmarrë asnjë hap të vetëm, në përpjekje për të jetësuar marrëveshjen e nënshkruar”-ka thënë Kerry.

Komentet vijnë pasi aktivistët pro-rusë kanë sulmuar ndërtesa të reja qeveritare në lindje të Ukrainës.

Share Button