Kerry: Masa për të zbutur konfliktin në Ukrainë

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se diplomatët e lartë nga Ukraina, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord mbi një sërë masash për të zbutur konfliktin në Ukrainë.

Kerry i bëri komentet pas disa orë bisedimesh midis katër palëve ne Gjenevë.

Ai tha se disa nga masat parashikojnë çarmatimin e të gjitha grupeve të paligjshme të armatosura dhe amnisti për të gjithë protestuesit, të cilët në mënyrë paqësore lirojnë ndërtesa e pushtuara, përveç personave që gjenden fajtorë për krime të rënda.

Kerry theksoi se deri tani këto plane janë vetëm “fjalë në letër” dhe suksesi do të varet se si ato do të zbatohen ato.

Ndërkohë vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët janë tashmë në Ukrainë, do të angazhohen menjëherë për vënien në jetë të masave për uljen e tensionit.

 

Share Button