Kerry akuzon presidentin Putin për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për destabilizimin e Ukrainës.

Ai ka thënë se as Moska, as rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës nuk kanë respektuar marrëveshjen për armëpushim.

Kerry i ka bërë këto komente para ligjvënësve amerikanë, ndërkohë që në Ukrainë duket se ka pasur reduktim të luftimeve.

Kievi ka thënë të mërkurën se nuk është shënuar asnjë viktimë, për herë të parë që kur armëpushimi ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.

 

Share Button