Kërkon të thyejë rekord me muskujt por rrezikon jetën

Një djalë nga Rusia ka rrezikuar jetën e tij duke tentuar që të ketë muskujt e përsosur.

Kirill Tereshin ka treguar në rrjete sociale rezultatet e muskujve në krahë, të cilat nuk i ka bërë nëpërmjet palestrës por disa kimikateve. Ai ka injektuar një vaj, i njohur si sintol për të arritur një rezultat të shkëlqyer me trupin e tij.

21-vjeçari kërkon që të thyejë rekord me krahët të tij duke injektuar nga 250 ml vaj, e cila shkaktonte madhësi prej 2.54 cm. Por për të arritur rezultatin e tij kërkohet injektimi i litrave në muskuj. Ndërkohë doktorët njoftojnë se kjo është shumë e rrezikshme pasi personat që e përdorin rrezikohen nga dëmtime nervore, sklerozë, goditje në tru apo ulcerë në muskul.

Share Button