BE kërkon të lejohet hetimi i OKB-së për abuzimet ndaj muslimanëve Rohingya

Delegacioni i vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Mianmar i ka kërkuar qeverisë që të lejojë një ekip të pavarur ndërkombëtar të hetimit të ketë qasje në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kërkesa vjen pasi ushtria e Mianmarit pranoi se disa nga ushtarët e saj ishin të përfshirë në vrasjen e 10 burrave Rohingya të kapur në shtetit perëndimor Rakhinë.
Në një veprim të rrallë, një raport i hetimeve ushtarake të mërkurën e kaluar pranoi se ushtarët e saj dhe banorët etnikë në shtatorin e kaluar kishin vrarë 10 muslimanë Rohingya të kapur dhe varrosur në një varr masiv pranë fshatit Inn Din në shtetin Rakhinë.

Përmes një deklarate me shkrim, delegacioni i BE-së në Mianmar tha se: “Këto vrasje brutale konfirmojnë nevojën urgjente për një hetim të plotë dhe të besueshëm për të gjitha abuzimet e pretenduara të të drejtave në pjesën veriore të shtetit Rakhinë, ku operacionet ushtarake kanë detyruar të paktën 650 mijë njerëz, kryesisht muslimanë Rohingy, të largohen në Bangladeshin fqinj që nga gushti i vitit të kaluar”.
Në deklaratë poashtu theksohet se “mosndëshkimet e kryerësve të shkeljeve të këtilla të rënda të të drejtave të njeriut duhet të përfundojnë”.

Delegacioni i BE-së në Mianmar bëri thirrje deri te qeveria e Mianmarit që të “bashkëpunojë plotësisht me misionin ndërkombëtar të pavarur për gjetjen e fakteve, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me vëzhguesit e tjerë të pavarur, duke përfshirë gazetarët, si dhe të sigurojë qasjen e tyre të plotë, të sigurt dhe të papenguar në të gjitha zonat e konfliktit, pa u vonuar”.
Nga ana tjetër, organizata joqeveritare Amnesty International përshëndeti pranimin nga ushtria e Mianmarit, duke e quajtur një nisje të mprehtë nga politika e saj e mohimit të gabuar të çdo keqbërje gjatë operacionit në zonat e shtetit Rakhinë.

Drejtori rajonal i Amnestly International për Azinë Juglindore dhe Paqësorit, James Gomez, tha se Amnesty International dhe të tjerët kanë dokumentuar dëshmi që nëpër fshatrat në pjesën veriore të shtetit Rakhinë, ushtria ka vrarë dhe përdhunuar popullin Rohingya dhe ka djegur fshatrat e tyre.
“Këto akte përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë”, tha Gomez.

Sipas OKB-së, mbi 656 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, që nga 25 gushti kanë ikur në Bangladesh, kur forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në Shtetin Rakhinë.

Refugjatët Rohingya, të përshkruar nga OKB si populli më i përndjekur në botë, po ikin nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatra Rohingya. Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 9 mijë organizata humanitare globale thanë se vdekja e 71.7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktua nga dhuna.

Ato përfshijnë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. OKB ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë së Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Share Button