Kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kosovës

Me nismën e partisë së Fatmir Limajt, opozita kosovare mblodhi firmat për një mocion mosbesimi për qeverinë e Isa Mustafës, kabinet i dalë nga një marrëveshje paszgjedhore e vitt 2014 mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, të drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi.

Në listën me 42 firma që u dorëzua sot në Kuvendin e Kosovës, janë dhe emrat e disa deputetëve të PDK-së. Në kërkesë argumentohet se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ka dështuar në zbatimin e programit qeverisës dhe se koalicioni qeveritar shpesh nuk i ka patur votat për të kaluar ligje të rëndësishme.

Brenda pak ditësh, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet në një seancë për të hedhur në votim mocionin e mosbesimit, të cilit i duhen 61 vota për tu miratuar. Nëse kjo ndodh, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.

Share Button