KE i shqetësuar nga rritja e ksenofobisë në Gjermani

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claud Juncker e sheh me shqetësim të madh rritjen e ksenofobisë në momentin që politika e azilit në Gjermani po merr udhën e zgjidhjes.

Sipas medieve gjermane, që publikuan lajmin, sloganet e urrejtjes të dëgjuara shpesh gjatë demostratave po kthehen në dhunë ndaj njerëzve, ndaj duhen përgatitje serioze për përballimin e situatës.

Presidenti i Komisionit gjithashtu nuk harron të përmendë faktin se një numër i madh i gjermanëve kanë treguar zemër gjatë përballjes me fluksin e emigrantëve dhe kjo duhet vlerësuar shton ai.

Por duke iu referuar të dhënave të komisionit, ai u tregua i shqetësuar prej sulmeve ksenofobe të ndodhura kohët e fundit në Gjermani, ku cilësoi se sulmet në vendstrehimet e emigrantëve gati janë trefishuar në krahasim me rastet e raportuara gjatë 2014-s.

Por Junker nuk është i vetmi zë për frenimin e dhunës. Të shtunën, Këshilli qendror i hebrenjve në vend, gjithashtu i ka kërkuar qeverisë gjermane të marrë veprime konkrete ndaj ekstremizmit të shfaqur nga krahu i djathtë politik.

Share Button