KE, grup mbështetës për Ukrainën

Komisioni Evropian pritet që të krijojë një grup mbështetës për Ukrainën për ta koordinuar përkrahjen nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucionet financiare.
Grupi, që pritet të formohet do të udhëhiqet nga komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle. Anëtarët e tjerë kryesorë të Komisionit Evropian, poashtu, pritet se do të punojnë në këtë grup.Veprimtaria e grupit do të jetë e zgjeruar edhe në Gjeorgji dhe Moldavi, që janë në rrugën e nënshkrimit të marrëveshjeve për asocim me BE-në në muajin qershor.Bashkimi Evropian  ka paraqitur një program për ta ndihmuar Ukrainën, duke premtuar së paku 11 miliardë euro në ndihma dhe kredi gjatë viteve të ardhshme.
Pritet që BE-ja në Bruksel do të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve për mbështetje të Ukrainës.

Share Button