Kazakistani do të organizojë një tjetër takim për Sirinë

Një takim teknik mbi Sirinë do të mbahet javën e ardhshme në Astana të Kazakistanit, raporton Anadolu Agencuy (AA).

Zëdhënësi qeveritar i Kazakistanit, Anuar Zhainakov i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve Kazinform se përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Kombeve të Bashkuara do të marrin pjesë në takimin i cili më 6. shkurt do të mbahet në Astana.

Gjatë një takimi dyditor që u mbajt në kryeqytetin e Kazakistanit më 23 dhe 24 janar, Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të vëzhguar dhe për të siguruar pajtueshmëri të plotë për një armëpushim në Siri.

Negociatat në Astana të cilat ishin fokusuar në zgjatjen e armëpushimit i cili hyri në fuqi më 30 dhjetor 2016, përfshinin edhe përfaqësues të regjimit, opozitës së armatosur dhe të dërguarin e Posaçëm të OKB-ve, Staffan de Mistura.

Raundi tjetër i bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës do të mbahet në Gjenevë më 20 shkurt.

Share Button