Kavajë, arrestohen 2 shtetasit, hiqeshin si punonjës policie për të grabitur (VIDEO)

Policia e Kavajës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Polici i Rremë”, ku janë arrestuar 2 shtetas. Gjithashtu policia ka bërë të mundur sekuestrimin e disa aparatëve celularë si dhe një dokumenti policie.

Në këtë operacion janë arrestuar shtetasit:

– Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.

– Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë, finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Polici i Rremë”.

Arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen celularë dhe dokument i rremë policie.

Më datë 01.08.2017 shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve:

– Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.

– Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit.

– 3 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal.


Arrestimi në Kavajë by lapsi-al

Share Button