Katy Perry mbështet fushatën e Hillary Clinton

Siç duket fushata për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Hillary Clinton, po ndjek hapat e asaj të presidentit aktual Barack Obama.

Pas Kanye West dhe Kim Kardashian, tashmë është Katy Perry ajo që i është bashkuar Znj.Clinton.

Diçka e tillë është bërë e ditur falë disa fotove të postuara në Instagramin e kandidates, ku ajo madje i ka uruar ditëlindjen këngëtares me nje foto selfie.

Ndërkohë Katy Perry i ka dhuruar Clinton një varëse prej floriri me fjalën “POTUS” (President Of The United States).

Mesa duket edhe Katy Perry e ka gjetur lideren e re të shtetit amerikan.

 

Share Button