“Karvani i Bamirësisë” fitues i anketimeve online në botën arabe

Iniciativa e Karvanit të Bamirësive ose sic njihet ndryshe “krushqit e shpërblimit”, u shpall fituese në anketimet e fundit online në botën arabe.

Pas sukseseve të vlerësuara ndër vite ku shumë prej tyre mbajnë emra çmimesh të njohura të Arabisë Saudite, kësaj radhe përdoruesit e internetit vlerësuan maksimalisht iniciativën treg-humanitare, e cila konsiston në një market të madh të objekteve të përdorura, të cilat pas riparimit të tyre rikthehen për shitje në dyqanet e Karvanit të Bamirësisë.

Të ardhurat që sigurohen shkojnë për financimin e projekteve që synojnë zgjidhjen e problemeve sociale, mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbështetjen financiare të veprave bamirëse dhe organizmave humanitare.

Themeluesja e kësaj iniciative, Abir Enuejser shprehet se veprimtaria e këtij karvani shtrihet tashmë nga librat, veprat e artit e deri tek reliket e vjetra dhe objektet e përditshmërisë.

Ajo tha se sallonet e kësaj iniciative janë të hapura përgjatë gjithë vitit ku qytetarët kanë mundësinë të blejnë me çmime simbolike cfarë u nevojitet dhe në të njëjtën kohë ata kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve sociale me të cilat përballet shoqëria ku ata jetojnë.

Një iniciativë e tillë me pamje tregtare por totalisht humanitare është nga më të veçantat e këtij lloji në mbarë botën.

Share Button