Karriera apo familja, ja disa këshilla për femrat

Karriera po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e jetës së femrës bashkëkohore, ndërkaq familja mbetet vatër e sigurt në të cilën kthehet çdo ditë.

Që të jeni të realizuar në punë dhe në të njëjtën kohë të keni një jetë familjare të kënaqur, shpesh është një sfidë e vërtetë.
Për shumë gra, të koordinojnë familjen dhe punën mbetet një detyrë e vështirë.

Që të arrish t’i mbijetosh orareve të zyrës dhe shkollës, detyrave të fëmijëve dhe atyre të përditshme, kërkon një organizim perfekt! Ja këshillat tona, që ju të dashura femra, të mos kaloni në panik.

1.Organizohuni- Koha mund të jetë armiku juaj më i keq, por në të njëjtën kohë edhe arma juaj më e mirë; e rëndësishme është të dini të organizoheni. Për të shmangur që të gjendeni në minutën e fundit me një milion gjëra për të bërë, mundohuni t’i parashikoni gjërat në fillim. Për shembull, duke bërë gati që në darkë fletoret e fëmijëve, veshjen tuaj për të nesërmen dhe sapo të keni një minutë të lirë të kujdeseni për faturat.

Në qoftë se keni vështirësi në organizim, në fillim të javës mos hezitoni të bëni një listë të gjërave që keni për të bërë: pazarin, vizitat mjekësore, mbledhje pune, pra parashikoni diçka për çdo ditë të javës.
Disa nëna që punojnë përgatisin ushqimin e gjithë javës në fundjavë dhe i ruajnë në frigorifer për t’i ngrohur në momentin e duhur.

2.Çdo gjë në kohën e vet- Në shtëpi ashtu si dhe në punë, për të qenë vërtet në fuqi (dhe për të përfituar nga momentet e qetësisë) duhet të dini të merrni distancat: në shtëpi harroni zyrën dhe anasjelltas.

Fëmijët tuaj nuk duhet t’ju telefonojnë në punë për asgjë, shpjegojuni atyre që duhet ta bëjnë vetë disa gjëra në raste urgjente. Por, e njëjta gjë vlen edhe për shefin tuaj nëse ka zakonin e keq t’ju telefonojë kur sapo keni lënë zyrën. Në këtë rast aktivizioni sekretarinë telefonike dhe fikni telefonin.

3. Relaksohuni- Jeta juaj nuk duhet të limitohet vetëm me punën dhe fëmijët, mundohuni të gjeni momente për veten tuaj. Praktikoni pak aktivitet fizik, shkoni në palestër për të shkarkuar tensionin, ndiqni ndonjë kurs joga, që ju ndihmon të qetësoheni, merrni një pasdite për blerje apo një kafe me mikeshat. E rëndësishme është të rikarikoheni.

4. Lejoni t’ju ndihmojnë – Fëmijët nuk i keni bërë vetë, përfshini dhe bashkëshortin në punët e përditshme! Të lani enët, të përgatisni darkën, të kaloni pluhurat, pra të ndani detyrat është fondamentale. Në qoftë se mund t’ia lejoni vetes, mund të merrni dikë për t’ju ndihmuar me punët e shtëpisë ose një kujdestare për fëmijë.

5. Mos u ndjeni në faj – Mësohuni ta hiqni prizën pa u ndier në faj. Nuk i keni mbaruar akoma të gjitha gjërat që kishit për të bërë? Sonte jeni shumë e lodhur për të gatuar? Mos u ndieni në panik, fëmijët tuaj nuk do të zhgënjehen nëse herë pas here, nxirrni nga frigoriferi një picë, përkundrazi! Përfitoni nga momentet e qetësisë pa shumë vrarje ndërgjegjeje.

 

Share Button