Karim Benzema për iftar në Turqi

Futbollisti francez, Karim Benzema, mori pjesë në darken e iftarit të organizuar në lagjen historikë të Stambollit, Fatih ditën e martë. Benzema raportohet se ka thyer argjërimin me ujë dhe më pas është takuar me futbollistët afrikanë që jetojnë në atë lagje të Stambollit. Iftari është organizuar në rrugë, në afërsi të kompleksit historik Haseki

Sulmuesi Benzema e ka vizituar lagjen Fatih me ftesë të bashkisë dhe është takuar me kryetarin e komunës, Mustafa Demir, i cili i ka dhënë një model të xhamisë “Suleymaniye” futbollistit.

Për t’ia kthyer nderin, futbollisti e ka nënshkruar një fanellë të Real Madrid dhe ia ka dhuruar kryetarit të komunës.
Benzema gjithashtu vizitoi edhe një ish-futbollist që është i paralizuar, si pasojë e një aksidenti nëntë vjet më parë/Oranews.

benzi3

Share Button