Kapshticë, ndërpritet sërish puna në pikën doganore greke

Pas bllokimit të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës nga pala greke ditën e dielë, sërish nuk do të kryhen më veprime për shkak të grevës së fermerëve në fshatrat e parë të tokës greke.

Policia rajonale e Korçës bën të ditur se prej orës 11.00-13.00 nuk do të ketë regjistrim të shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin.

Ditën e dielë bllokimi i punës solli radhë të gjata në të dyja anët e kufirit, radhë të cilat ishin parë vetëm gjatë sezonit të festave.

Duket se kjo situatë do të përsëritet deri të martën, duke bllokuar punën për disa orë në Kapshticë.

Share Button