Kapet Gerti Pashja, i akuzuar për rekrutimin e shqiptarëve

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara në Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda pas një pune në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe autoritetet ligjzbatuese Turke, bënë të mundur gjetjen dhe kapjen e shtetasit Gert Isuf Pashja.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 231 dhe 232/a të Kodit Penal.

Për shtetasin Gert Isuf Pashja, vjeç 30, banues në Peqin sot, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Nr 108 datë 10.03.2014 përmes të cilit ndaj këtij shtetasi është caktuar masë sigurie arrest me burg.

Share Button