Kapen sinjale të tjera nga “Malaysia Airlines”

Kërkimet nga ajri për avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines” kanë kapur një tjetër sinjal të ri në jug të Oqeanit Indian, bëjnë të ditur zyrtarët australianë. Një avion “P-3 Orion” i Australisë ka kapur sinjalin e fundit në të njëjtën zonë, kur anijet australiane kishte kapur sinjale audio më herët gjatë kësaj jave, konfirmuan burimet. Sinjali do të kërkojë analiza të mëtejshme, por me shumë mundësi ka qenë nga një burim “i prodhuar nga dora e njeriut”, thanë zyrtarët. Fluturimi MH370 u zhduk më 8 Mars me 239 njerëz në bord. Zona e kërkimit është ngushtuar gjatë së enjtes, pasi një anije amerikane “vendosi një lokalizues sinjalesh” që kapi sinjale audo në zonë, duke shtuar shpresat se kutia e zezë e anijes ndodhej pikërisht në atë zonë. Anija australiane “Ocean Shielf” kapi 4 sinjale të tjera akustike në po të njëjtën zonë, 2 herë gjatë fundjavës dhe 2 herë gjatë së martës. Duke folur pas kapjes së sinjalit të fundit të mundshëm, shefi i forcave ajrore – i dalë në pension – Marshall Angus Houston, i cili udhëheq përpjekjet për kërkimet, tha: “Të dhënat akustike do të kërkojnë të tjera analiza përgjatë natës, por duken me shumë mundësi si burime të prodhuara nga dora e njeriut”. Plot 14 avionë dhe 13 anije janë përfshirë gjatë kërkimeve të së enjtes, duke mbuluar një zonë prej 57,923 km2, rreth 2280 km (1400 milje) në veri-perëndim të Perth-it. Kjo është zona më e vogël e mbikqyrur gjatë kërkimeve deri më sot.

Share Button