Kapen 66 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Policia greke ka sekuestruar 66 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në kufirin shqiptaro-grek.

Lënda narkotike u kap në makinën e një 20-vjeçari shqiptar, identitteti i të cilit nuk bëhet i ditur ndërsa operacioni u zhvillua në Kostur, konkretisht në kryqëzimin e Argo Orestiko, në rrugën Egnatia.

Mësohet se droga, e ndarë në 64 pako ishte e futur në tre çanta.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

 

 

Share Button