Kapen 55 kg drogë në Korfuz, 2 në pranga

Policia kufitare e Sarandës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare Operacionale të Durrësit, kanë sekuestruar 55 kg kanabis sativa në kanalin e Korfuzit ndërsa kanë arrestuar 2 të rinj, transportues të saj.

Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Ermal Dauti 24 vjeç dhe Qerim Kalemi 23 vjeç, të cilët në orët e para të ditës së sotme po përpiqeshin të kalonin drogën drejt Greqisë mbi një dyshek plazhi.

Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një çantë, pesha e së cilës ishte rreth 55 kg.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

 

Share Button